Plas sherri në familje, babai qëllon me thikë të birin 20-vjeçar

Foto ilustruese

Një incident i rëndë familjar ka goditur Tiranën rreth një orë më parë. Një konflikt midis babait dhe birit të tij për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Rreth një orë më parë është bërë me dije se Bujar Çika rreth 57 vjeç ka qëlluar me thikë të birin e tij 20-vjeçar me iniciale O.Ç.

Mësohet se sherri midis tyre ka nisur për motive të dobëta.

I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Tiranë.

Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se : Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.