Plas “sherri” mes Sadije Berishës dhe Armina Mevlanit për Shkëlzenin

loading...

safe_image-1

loading...

Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, pritet të publikojë së shpejti një libër të dytë, ku do të përfshihen momente të shumta nga jeta e saj. Natyrisht që një vend të rëndësishëm të historisë e zë edhe martesa me djalin e ish-kryeministrit Sali Barisha, Shkëlzenin.

Por në një intervistë të fundit ajo e ka cilësuar martesën me Shkëlzenin, “të dhimbshme dhe toksike”.

“Jeta ime ka qenë më e mirë kur unë hoqa dorë nga martesa e dhimbshme dhe toksike, ku kisha ngecur për një kohë të gjatë. Disa pjesë të librit janë të frymëzuara nga jeta ime. Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar, është brenda këtij libri.

Unë shpresoj shumë që të jetë një vepër fuqizuese për femrat, edhe pse mendoj se për disa femra do t’ia vlejë edhe thjesht ta lexojnë”, është shprehur Sadija, ndërsa ka shtuar se pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Shkëlzen Berisha, jeta e saj ka qenë më e mirë.

Por nuk ka qëndruar në heshtje pas kësaj deklarate të fortë partnerja aktuale e Shkëlzen Berishës, ishmissi Armina Mevlani. Blogerja, e cila aktualisht ndodhet në Milano, ka preferuar të përgjigjet me vargjet e Fernando Pessoa-s, poezinë e saj të preferuar që flet për dhimbjen e dashurisë që s’është më”.
Sipas komentuesve, këto vargje janë mesazh i qartë ndaj Sadijes, duke i dhënë një përgjigje se gjithçka ajo thotë tani për Shkëlzenin, është vetëm pasojë e dëshpërimit, që s’mund ta ketë më pranë vetes ish-bashkëshortin.

Në poezinë në fjalë, të perceptuar si kunj ndaj ish¬bashkëshortes së partnerit, veçojmë vargjet: “Çka më dhemb s’është ç’ka shtrëngoj në zemër, por ato gjëra të bukura që kurrë s’do të jenë”. Gati katër vite pasi nisën historinë e tyre të dashurisë, Armina dhe Shkëlzeni, përveç se po bashkëjetojnë, flitet se po bëjnë plane për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Poezia e Fernando Pessoa Çka më dhemb s’është çka shtrëngoj në zemër por ato gjëra të bukura,që kurrë s’do të jenë. Janë trajtat pa trajtë, që shkojnë pa mundur dhimbja t’i njohë a t’i ëndërrojë dashnia. Sikur trishtimi të ishte pemë, dhe njëra pas tjetrës gjethet e saj të binin mes shtegut dhe mjegullës

loading...