Plas sherr në një parukeri në Tiranë, vajzën e nxjerrin jashtë për flokësh (VIDEO)

screenshot-2_1469547080-5547932

Një sherr në një parukeri në Tiranë ka ndodhur ditën e sotme, ku raportohet se konflikti ka qenë mes një çifti dhe stafit të një parukerie. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një parukeri në rrugën e Durrësit, ku fillimisht vajza ka qenë brenda qendrës estetike kur ka plasur sherri, e cila është shtrirë përtokë nga stafi. Pas kësaj një djalë ka hyrë menjëherë brenda, ndaj të cilit kanë vijuar goditjet nga të gjitha vajzat e tjera të cilat ndodheshin brenda. Nuk dihet nëse vajza e konfliktuar me stafin e qendrës estetike ishte kliente, apo kishte ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë nga pjesëtaret e stafit.