Plas grushti në mes të Durrësit, djemtë përleshen në rrugë për një vajzë (Video)

Disa persona janë përfshirë në një sherr sot pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ndërsa është dashur prania e uniformave blu për qetësimin e situatës.
Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje tregojnë për “DurrësLajm”, se kanë qenë duke ecur një vajzë e shoqëruar nga një djalë, kur ka shpërthyer sherri mes këtij të fundit dhe dy djemve të tjerë.
Dyshohet se kanë qenë motive banale ato që ndezën konfliktin e çastit mes të rinjve, që pasoi deri në përleshje fizike.
Sakaq, nuk përjashtohet fakti se sherri mund të ketë ndodhur për vajzën. Edhe në praninë e forcave të policisë, njëri prej tyre kërkon të ballafaqohet sërish me personin që u konfliktua, por fatmirësisht gjithçka ka përfunduar me aq falë ndërhyrjes së efektivëve.
Ndiqeni videon më poshtë

VIDEO