Plas grushti në Berat/ Vajzat “shtriga” mbysin djalin: Të q… ropt ore (VIDEO)


Një sherr banal ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17 të mbrëmjes në qytetin e Beratit dhe më konkretisht në afërsi të universitetit. Nuk dihet me siguri arsyeja që ka shkaktuar sherrin mes këtyre të rinjve adoleshentë, por ajo që shikojmë në video janë dy vajza të tërbuara, të cilat vetëm si femra nuk duken.Ato kanë dalë tërësisht jashtë binarëve dhe nisin të zihen si mos më keq me djalin, i cili tregohet gjatë gjithë kohës i sjellshëm dhe nuk ngre dorën as për t’u vetëmbrojtur. Është vajza e veshur me të zeza, ajo që heq këpucën dhe nis ofendimet ndaj djalit. Më poshtë gjeni një pjesë të bisedës së tyre degjeneruese.