Plas gallata me dasmën e Besit dhe Getit, kjo foto po “çmend” rrjetin

Këto javë është folur shumë për dasmën e Besit dhe Xhensilës dhe atë të Getoarit dhe Marinës. E ndërsa duket se kurioziteti për të mësuar se çfarë ndodhi në këto dasma, është shuar, tashmë kanë nisur të bëjnë shaka me disa nga momente më kulminante të këtyre ceremonive.Një faqe humoristike në Instagram ka shkëputur momentin e puthjes së dy çifteve duke bërë një montazh e duke vënë përballë njëri-tjetrit Besin dhe Getin. Kaq ka mjaftuar që kjo foto të qarkullojë gjerësisht në rrjet duke marrë komente të shumta komike.