Plaku i grisi paratë, djali e nusja humbën tre muaj për t’i ngjitur (Foto)

Çifti nga qyteti kinez Liaoning, e gjeti veten në një situatë të pazakontë, pasi është dashure të ngjisin 140 mijë juanë (afro 20 mijë euro), të cilat i kishte prerë babai 85-vjeçar i burrit.

Burri që u prezantua vetëm si Chen, i ka thënë televizionit lokal se tetorin e kaluar babai i tij e kishte shitur shtëpinë për 200 mijë juanë (28 mijë euro). Pas kësaj, në grirësen për letra copëtoi paratë nga frika se ato do t’ia marrin djali dhe reja.

Chen kishte kërkuar që babai t’i linte në bankë, për siguri, por kjo e nervozoi plakun.

Kështu, djali me gruan e tij u detyruan të ngjisin 1,080 kartëmonedha. Çifti ka punuar 17 orë në ditë dhe tre muaj për t’i ngjitur të gjitha ato.
Ata ia dolën në fund t’i ndërrojnë ato me të bankënotat e reja, për t’i vendosur pastaj në bankë, nga frika se plaku do ta përsërisë të njëjtën po t’i linin ato në shtëpi.

2_1453651612-1519631