Plaku bari tregon si e kalon Ramazanin i vetëm, iftarin dhe syfyrin e pret në qiell të hapur(Video)

loading...

loading...

Mumin Maldir, bari në provincën Kirklareli të Turqisë, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli kujdeset për bagëtinë, ditët e Ramazanit i kalon dhe bënë iftar dhe syfyr në sofrat në kullosat ku dërgon bagëtinë.
Qoftë verë ose dimër, Maldir mbetet blegtor i përkushtuar, ku në një periudhë prej 53 vitesh ai punon në zonën Kirklareli. Maldir, i cili jeton vetëm, edhe gjatë muajit të shenjtë shëtitë bagëtinë e tij nëpër shpate, ndërsa sofrën e iftarit e shtron nën qiell të hapur. Ai gatuan ushqimin e tij në zjarrin që ndez duke cakërruar gurët, ndërkohë që fillon me ngrënien e ushqimit pasi dëgjon ezanin e akshamit, nga radioja që e posedon. Pas një pauze të shkurtër pas iftarit, ai përfundon me mjeljen e bagëtive. Në barakën ku qëndron, Maldir nuk ka energji elektrike. Ai ngrënien e syfyrit e bënë duke ndriçuar dhomën e tij me llambë gazi, ku më pas nis ditën e re duke përsëritur nijetin për të agjëruar ditën që e radhës. “Allahu është lehtësues për çdo gjë”, ka theksuar ai.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO

loading...