Plagosje në Fushë Kosovë, katër të arrestuar

loading...

loading...
Një person është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në lidhje me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj Kosovarë/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

“Gjatë përleshjes është përdorur edhe arma zjarrit, ku si pasojë njëri nga të dyshuarit është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka raportuar policia.
Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit M80 me tre plumba cal.7.65 mm, një revole e tipit EKOL special 99 me pesë plumba dhe një gëzhojë cal. 9 mm.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër i cili është në trajtim mjekësor mbetet nën përkujdesje policore dhe pas tretmanit mjekësor do të dërgohet në mbajtje.

loading...