Plagosi dy vëllezër për borxhet, kush është organizatori i dytë i atentatit te Komuna e Parisit

loading...

loading...

Klajdi Kodra, i arrestuar si autor i atentatit ndaj Lorenc Hoxhës në Komunën e Parisit dy ditë më parë, rezulton të jetë i dënuar më parë me burg për një ngjarje në vitin e shkuar.

Kodra ishte i lirë, edhe pse në gusht të 2016 plagosi dy vëllezër po te “Komuna e Parisit” për një borxh, raporton Panorama.

Bëhet fjalë për Flamur Cullajn dhe vëllanë e tij. Me sa duket, Kodra është i forti i “Komunës së Parisit”, pasi një vit më vonë u bë sërish protagonist, së bashku me Dejvi Rusmeajn.

Gjithashtu, Kodra është plagosur edhe në vitin 2013, gjatë një konflikti te “Komuna e Parisit” si edhe është arrestuar mbi pesë herë nga Policia për vepra të ndryshme penale

loading...