Plagoset një shqiptar nga policia serbe

loading...

policiaserbe

loading...
Pasditen e së mërkurës një qytetar shqiptar i Kosovës është plagosur me armë zjarri nga policia serbe në fshatin Pozharec, derisa ishte duke prerë dru në mal. I plagosuri është transferuar në Emergjencë të QKUK-së dhe jeta e tij nuk është në rrezik. “Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodhë … dhe papritur e pashë vetën të plagosur”, ka thënë i plagosuri për Indeksonline. Ai është nga fshati Metehi i komunës së Podujevës, kurse plagët nga arma e zjarrit ka në dorë dhe në gjoks.Policia e Kosovës e konfirmoi plagosjen, por nuk ka ende të dyshuar për veprën.“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se është dërguar në emergjencë një person i plagosur, që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Informacionet e para janë se personi i plagosur është nga fshati Metehi i Podujevës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

loading...