Plagoset një shqiptar nga policia serbe (video)

zh

Është plagosur një shqiptar nga policia serbe në Metehi të Podujevës, mësojnë burime të Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e vonshme të mërkurës.

Ndërkaq Policia e Kosovës e pohojnë plagosjen por nuk kanë ende të dyshuar për veprën.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se është dërguar në emergjencë një person i plagosur që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Informacionet e para janë se personi i plagosur nga fshati Metehi të Podujevës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani

“Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodhë … dhe papritur e pashë vetën të plagosur”, ka thënë i plagosuri për gazetarin e Indeksonline.
***************