Plagosen me armë për tokën e sërbit(video)

loading...

tr

loading...
Erdhën që problemet t’i zgjidhin në gjykatë, në mënyrë institucionale. Por hesapet ndërruan kur dolën në rrugë.

Një person u plagos rëndë të mërkurën në Prizren si pasoj e një zënkë që shpërtheu në mes dyve/

Klan Kosova merr vesh se i plagosuri i përket familjes Avdylaga ndërsa dorasi asaj Morina.

Këta kishin një kontest civil në gjykatën Themelore që sipas burimeve të televizionit është një pronë e blerë nga një serb, për të cilën të dy palët pretendojnë se janë pronarë.

Ndërsa zënka plasi kur seanca që ishte paraparë të mbahet në ora 10, u shty.

Por avokati i familes Morina thotë se ngjarja ndodhi jashtë oborrit të gjykatës e jo brenda siç pretendon policia.
Policia ka arrestuar dy persona për këtë rast dhe është në kërkim të një të treti.

I plagosuri gjendet në kujdes intensiv në Qendrën Spitalore në Prizren.

Organet e rendit kanë konfiskuar armen më të cilën dyshohet te jetë kryer krimi ndërsa në vend ngjarje kanë gjetur edhe një gëzhojë

loading...