Pjesë nga Spektakli i BBA 6 (video)

BBB

Prova e Javës;- Binjakët s’janë banorë të BB6<
Ky është Big Brother me moton “asgjë s’është ashtu si duket”. Loja ka nisur që javën e parë për banorët. Ata nuk janë në dijeni, por në shtëpi kanë hyrë dy binjakë, Andi dhe Blendi, të cilët janë ndërruar me njëri-tjetrin, por banorët nuk e kanë kuptuar një gjë të tillë.
Big Brother ka vendosur që për ta kjo do të jetë prova e javës. Arbana thërret; Jonildën, Blendin, Ilirin, Joanën dhe anaidin që të jenë pjesë e provës. Altina, Olseni, Olta,Arsimi dhe Elona do të shkojnë në dhomën e gjumit, ndërsa të tjerët në dhomën e katit të dytë.

Grupi i parë i banorëve do të mbyllun gojën me ngjitës, në mënyrë që të mos flasin dhe do të vendosen prapa disa telajove, nga ku do të duken vetëm fytyrat e tyre. Ndërsa grupi tjetër, nga dhoma e gjumit do të shohin nëpërmjet monitorëve dhe pasi të memorizojnë pamjet, do të gjejnë më pas ndryshimet mbi telajo.

Grupi i produksionit ndryshon telajot, ndërkohë që Blendi ndodhet në dhomën e rrëfimit dhe thirret që të vijë në sallon. Banorët që janë pjesë e lojës qeshin për disa minuta dhe Blendi largohet përsëri.

Në sallon thirren banorët që ishin në dhomën e gjumit për të zbuluar ndryshimet. Ata zbulojnë disa, por nuk arrijnë të gjejnë ndryshimin te Blendi. Më pas Blendi i vërtetë futet në sallon dhe aty vijnë të gjithë dhe tashmë prezantohen me Andin dhe Blendin e vërtetë.

Gjithashtu banorët njoftohen se ata janë pjesë e provës së javës, por ata këtë provë e kanë humbur dhe ata e kanë humbur. Ma pas lexohet zarfi i kuq që zbulon se Blendi dhe Andi nuk janë me të vërtetë banorë të BB6 dhe të dy pasi përshëndeten largohen nga shtëpia e BB.


*******************’
Etleva rrëfen historinë e saj:- Kanuni i dha fund dashurisë
Blendi dhe Andi largohen nga shtëpia dhe kjo bën që Altina të përlotet. Pak minuta më vonë, Arbana fton në dhomën e rrëfimit Etlevën.
Etleva është një nga banorët më e re në moshë dhe ajo ka një histori shumë të dhimbshme për të treguar.

Etleva ka rrëfyer në dhomën e rrëfimit historinë e saj të dashurisë dhe tashmë edhe publiku njihet me të. Shfaqet një klip ku ajo tregon për dashurinë e saj të madhe, nga e cila i është dashur që të heqë dorë, sepse i dashuri i saj ka qënë në gjak. Etleva është shprehur se “Kanuni” i ka dhënë fund dashurisë së saj.

Eva tregon se familja e saj ka këmbëngulur që ajo të mos e vazhdonte më tej lidhjen prej frikës së gjakmarrjes. Pas disa vitesh ajo i jep fund lidhjes.
Gjatë kohës që shfaqet klipi, Eva përlotet dhe më pas Arbana i kërkon që ajo të flasë se si ndjehet tani. Eva rithekson se për të ka qënë një dashuri e madhe, por më tepër i vjen keq për babanë sepse e ka bërë të vuaj. Më pas shfaqet një tjetër klip ku Babai i Evës flet për të njëjtën histori dhe Eva përlotet përsëri sepse ai shpreh dashurinë e madhe që ka për të bijën

Më pas Etleva kthehet në dhomën e ndenjes, por nuk tregon asgjë për atë që ka ndodhur në dhomën e rrëfimit, ndërsa në studio Psikologia Jorida Rustemi, flet për fenomenin e gjakmarrjes, që sipas saj është barazuar me Kanunin dhe sugjeron që të gjithë ta lexojnë Kanunin për të kuptuar realisht se çfarë është në të vërtetë.***************Anaidi thirret përsëri në dhomën e rrëfimit dhe aty i kërkohet që të japë emrin e banorit që ai dyshon se e ka çuar në nominim të përhershëm. Atij iu dha mundësia që nëse e zbulonte emrin e banorit që e ka nominuar, atij do t’i hiqet dënimi.

Anaidi thotë se duke u nisur nga vështrimet e banorëve mendon se në nominim e ka çuar Iliri. Arbana e informon se nuk është Iliri dhe se tashmë ai do të jetë i nominuar deri në fund të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother. ai tashmë ka një javë kohë që të zbulojë banorin që e ka nominuar dhe në këtë mënyrë përfiton nga zbulimi i këtij sekreti shumën prej 1.5 milionë lekëve të tjera.

Ai rikthehet në dhomën e ndenjes dhe Arbana u thotë edhe banorëve të tjerë se Anaidi është i nominuari i përhershëm.

Pas kësaj fillojnë edhe nominimet e para për të gjithë banorët. Këtë herë vajzat do të nominojnë vetëm djemtë dhe djemtë vetëm vajzat. Si gjithmonë ata do të zgjedhin dy emra dhe dy arsye. E para në dhomën e rrëfimit shkon Altina dhe pas saj një e nga një të gjithë banorët e tjerë.
*”””””’*************
Nominimet e para kanë filluar edhe për edicionin e gjashtë të Big Brother. Vajzat ishin të parat që kanë shkuar në dhomën e rrëfimit njëra pas tjetrës për të dhënë nominimet e tyre. ato kanë qënë të detyruara që të zgjedhin vetëm djemtë. Ajo që rezulton në fund, është fakti se përveç Elenës dhe Eldorës, të gjitha vajzat nominojnë Marselinin.

Më pas edhe djemtë bëjnë nominimet e tyre dhe si përfundim në nominim dalin; Anaidi, Marselini, Olseni, Elena, Joana, Shpendi dhe Etleva. Këtë herë publiku do të votojë emrin e banorit që do të largojë, duke dërguar sms në 56666.

Pas kësaj Arbana kërkon lidhjen me shtëpinë dhe u komunikon banorëve se për ata ka një surprizë. Big Brother ka vendosur që ata të mos ta dinë se kush është në nominim këtë javë. Këtu përfundon edhe spektakli i dytë i BB6.

Video streaming by Ustream