Pjatat, që kanë efekte negative në shëndet

loading...

loading...

Kujdesi nuk duhet treguar vetëm tek përzgjedhja e ushqimit, por edhe tek pjatat ku e konsumojmë atë.

Sipas një studimi të disa shkencëtarëve në Tajvan, ngrënia e ushqimit të ngrohtë në pjata plastike, është i dëmshëm për shëndetin pasi ndikon në zhvillimin e gurëve në veshka, raporton noa.

Substanca që përdoret për prodhimin e sendeve plastike, ndikon negativisht tek shëndeti i njeriut.

Ndërkohë që studimi thekson se rrezikshmëria për marrjen e kësaj substance është më e lartë nëse ushqimi është i nxehtë, ndaj në të tilla raste rekomandohet përdorimi i pjatave me materiale të tjera.

Autorët e këtij studimi të universitetit “Kaohsiung Medical”, kanë zhvilluar një eksperiment ku kanë marrë pjesë 6 meshkuj dhe 6 femra, të cilët janë ndarë në dy grupe.

Grupit të parë i është kërkuar të konsumojë supë të ngrohtë në një pjatë plastike, ndërsa grupi i dytë e konsumoi supën në një pjatë qeramike.

Pas 12 orëve pjesëmarrësit kanë kryer një analizë urine për të verifikuar prezencën e substancës (që ndodhet tek pjatat plastike) dhe ndikon në prodhimin e gurëve në veshka.

Analizat treguan se 8,35 mikrogramë nga kjo substancë ndodhej tek personat që kishin konsumuar ushqimin në pjata plastike, ndërsa 1,31 mikrogramë tek personat që kishin konsumuar ushqimin në pjata qeramike.

Këtu nuk flitet për pjatat plastike që përdoren vetëm njëherë, por për ato enë plastike të cilat përdoren shpesh herë.

loading...