Pirro: Me Sisin ndihem shumë i qetë

loading...

2216-400x222

loading...
Pasi martesa e tyre mbaroi me divorc, janë qetesuar raportet mes Pirro Çakos dhe Inva Mulës.
Derisa të dy tashmë kanë filluar jetë të re përkrah partnerëve të zgjedhur, djali i tyre 17 vjeç, Anthony, bën jetë të pavarur në Paris.Pirro u përfol shumë lidhur me Sesilian, 23 vjeçaren që prej më shumë se një viti bashkëjeton me kantautorin.Ai ka pranuar se me të është i kënaqur:”Po, unë jam shumë i qetë. Ndihem shumë mirë.”
Kantautori ka rrëfyer tutje se ka një marrëdhënie miqësore me sopranon Inva Mula.
“Kam një marrëdhënie miqësore me të. Pse mos ta kem këtë marrëdhënie?! Kam një djalë dhe kam shumë nevojë të komunikoj me mamanë e djalit, sepse është për të mirën e tij. Ti je vetë prind, nuk je në pozitat e mia dhe nuk mund ta kuptosh, por jam shumë i sigurt që po të ishe në pozitat e mia, do kishe reaguar njëjtë, ” transmeton BW te kete thene Çako.
Ai tutje ka pranuar se pas divorcit fillimi ishte i vështirë, pasi njerëzit ashpërsohen dhe acarohen, duke qenë se divorci është traumatik në një kuptim, por me kalimin e kohës gjërat janë qetësuar.

loading...