Pique: Unitedi po humb kohë me Fabregas

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, beson se Manchester Unitedi po humb kohë me përpjekjet për transferimin e Cesc Fabregas.
f.0723161921630_m


Kampioni i Anglisë është vënë pas mesfushorit spanjoll, për të cilin ka dorëzuar edhe ofertën e tretë në vlerë prej 41 milionë eurosh.

“Unitedi po humb kohë. Cescut i është dashur shumë kohë që ta realizojë ëndrrën e tij dhe të kthehet në shtëpi, prandaj nuk do të heqë dorë nga ajo”.

“Kjo është shtëpia, është vendi ku ndodhet familja e tij dhe ai po luan me miqtë më të afërt”.

“Ai na ka thënë se është i lumtur dhe se ka për qëllim të qëndrojë te Barcelona”, citon The Sun fjalët e Pique.