Pininfarina Sergio edhe në seri

timthumb (2)

Koncepti Pininfarina Sergio është prezantuar ditë më parë në panairin e Gjenevës dhe duket se ka tërhequr mjaft shumë vëmendjen e blerësve të pasur, sepse është përhapur informacioni se italianët do të mund ta prodhojnë një seri të kufizuar të kësaj veturë atraktive.

Flitet se kjo seri do të përfshijë vetëm 5-6 copë, ndërsa sa i përket çmimit, shifra sillet në rreth 3 milionë euro. Në këtë rast, kjo veturë me dy ulëse, do të përjetonte ndryshime të caktuara, ku mes tjerash do të fitonte edhe xhamin mbrojtës para.