Pini qumësht të jetoni më gjatë

loading...

beba-300x200[1]

loading...
Personat të cilët në fëmijëri kanë konsumuar sasi më të madhe të qumështit dhe produkteve të qumështit jetojnë më gjatë, thonë shkencëtarët britanikë dhe australianë.

Një studim i realizuar nga ekspertët e Universitetit të Bristolit dhe Universitetit të Queenslandit, i publikuar në revistën “Heart”, tregon se personat të cilët konsumojnë më shumë qumësht dhe produkte të qumështit janë katër herë më pak të rrezikuar që të vdesin në moshë më të re.

Për më shumë, rezultatet nga ky studim i përbashkët i shkencëtarëve britanikë dhe australianë, sugjeron se konsumimi ditor i së paku 400 ml kalcium (sasi e pranishme në 3 dl qumësht) zvogëlon për 60% rrezikun për të pësuar goditje në tru.

loading...