“Pini marijuanë e do jeni prindër më të mirë”, mamaja e 4 fëmijëve shokon me deklaratën

Një nënë nga Shtetet e Bashkuara i ka habitur të gjithë në emision live, teksa ka thënë se konsumimi i marijuanës e ka bërë atë një nënë më të mirë për katër fëmijët e saj.
Kaycee Bawdon nga California tha në emision live se marijuani i jep energjinë që nuk e ka.

Një mama kërkon një cigare marijuanë ashtu siç kërkon një gotë verë. Ti mund të jesh edhe prind i mirë dhe të konsumosh marijuanë. Unë mund të pi dhe pastaj mund të pastroj shtëpinë me themel. Ndihem sikur jam më e fokusuar dhe më e përqëndruar edhe për fëmijët e mi. Më jep atë lloj energjie që nuk e kam”, ka thënë ajo.

Bawdon tashmë ka hapur edhe blogun e saj personal të quajtur, “The Cannavist Mom”, me anë të të cilit komunikon çdo ditë me ndjekës të ndryshëm.