Pinguini noton mijëra kilometra për të takuar shpëtimtarin e tij (Video)

Kush ka menduar se edhe një pinguin mund të fitojnë titullin “miku më i mirë i njeriut”?

Një burrë brazilian është shoqëruar aq shumë me një pinguin sa që ai duket se e viziton atë shpesh, duke notuar me mijëra kilometra.

Ai e ka emëruar pinguinin “Dindim”, pasi e kishte gjetur atë në një breg të Rio de Zhanieros kohë më parë, duke ‘luftuar’ për mbijetesë, transmeton Gazeta Express.

Joao Pereira de Souza, një 71-vjeçar i pensionuar, e mjekoi pinguinin dhe ia ktheu shëndetin. Prej atëherë ata krijuan një shoqëri të veçantë.

Siç raportoi edhe Wall Street Journal në tetor, Dindim zhduket nga oqeani për disa muaj. Por, përgjatë katër viteve të fundit, pinguini është kthyer për ta vizituar De Souzan, njeriun që ia shpëtoi jetën.

screenshot-2_1457709342-7947329.png