Pilotja ukrainase i tregon gishtin e mesit Putinit (Video)

loading...

nadiya-savchenko-court-650x358

loading...

Nadiya Savçenko, pilote ukrainase e arrestuar në Moskë, ka deklaruar para gjykatësve në seancë se Putin do të rrëzohet nga pushteti njësoj si presidenti ukrainas Janukovic. Ajo rrezikon deri në 25 vjet burg nëse shpallet fajtore, për akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e dy gazetarëve rusë.
Pilotja ukrainase Nadiya Savçenko deklaroi përpara gjykatësve rusë se Vladimir Putin nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë në pushtet dhe do të rrëzohet njësoj si Yanukoviç.
Savçenko, pilote helikopterësh, rrezikon deri në 25 vjet heqje lirie nëse shpallet fajtore, për akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e dy gazetarëve rus. Ajo ka mohuar çdo përgjegjësi në lidhje me ngjarjen. Pilotja tha se protestat në sheshin ‘Meidan’ në Kiev që sollën largimin e presidentit pro-rus në Ukrainë, Viktor Yanukovich, do të ndodhin edhe në Rusi
“Nuk mund të na fusni të gjithë në burg, ajo çfarë ndodhi në Kiev do të ndodhë edhe në Rusi. Putin nuk do të qëndroj në pushtet mbi gjakun e njerëzve.Kjo është kundër çdo logjike njerëzore. Unë dua të tregoj se regjimi totalitar rus mund të rrëzohet nëse jemi të forte sa duhet. Nëse doni deklaratën time përfundimtare. Ja kush ësht? ?”, tha ajo.
Forcat e policisë u munduan të largonin gazetarët nga salla e gjyqit menjëherë pasi një grup njerëzish filluan të këndonin himnin ukrainas.
Kombet e Bashkuara, SHBA dhe Britania e Madhe i kanë kërkuar Rusisë ta lirojë piloten në fjalë, e cila u kap nga rebelët pro-rusë në Ukrainë për t’iu dorëzuar më pas autoriteteve në Moskë.
Ndërkohë që në Kiev janë organizuar protesta, teksa Savçenko konsiderohet si simboli anti-Kremlin.

VIDEO:

loading...