Piloti u kërkon pasagjerëve të votojnë nëse aeroplani duhet të niset

Pasagjerët e një fluturimi të ‘easyJet’ u tmerruan kur piloti u kërkoi atyre që të votojnë nëse aeroplani duhet të niset, pasi kishte shans vetëm ’50-50’ që të dy motorët e tij ishin duke funksionuar siç duhet.

Pushuesit e habitur ishin jashtë aeroportit të Malagës në Spanjë, kur kapiteni i pyeti ata që të ngritin dorën nëse dëshirojnë të fluturojnë me aeroplan.

Piloti i paemëruar u tha pasagjerëve se kishte shumë shanse që vetëm njëri motor i aeroplanit ishte duke funksionuar

Por kërkesa – që erdhi pasi fluturimi ishte shtyrë për 40 orë – e la një pasagjer të lodhur aq të traumatizuar sa që volli, shkruan Daily Mail.

Turistët duhej të fluturonin për në Bristol të enjten por më në fund gjetën një aeroplan për të shtunën – derisa ndodhi kjo ngjarja e votimit.