Pikëlluese/ Bashkia zëvendëson këndin e lojërave me një lokal

loading...

loading...

Mbajini mend këto pamje që do shihni më poshtë dhe sillini nëpër mend sa herë që shikoni lali Erin që merr një fëmijë në krah duke u mburrur se po punon për ta.

Bashkia aktuale e Tiranës ashtu si politik-bërja e pas ‘90-ës do mbahet mend në histori për shkurtimin masiv të hapësirave të gjelbra dhe shpyllëzimin. Nëse ndokush ka guximin e një budallai post modernist që të thotë se ngritja e pallateve është qytetërim atëherë duhet të qahemi se kemi mbaruar si popull dhe politika nuk paska dështuar. Shprehjen “Çdo popull meriton qeverinë që ka” do e bëjmë refren ditor, nëse i referohemi qytetërimit në të tillë formë.

Përshëndetje JOQ! Te rruga “Irfan Tomini” në Tiranë, Selitë, po ndërhohet në kohë fushate, lokali i cili ka zaptuar hapësirat publike po zgjerohet duke zaptuar edhe një kënd lojërash që ishte aty. I kanë shkulur ato pak lojëra që ishin aty, tani fëmijët ngelet të luajnë rrugëve”, përfundoi qytetari.

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, përveç propagandës së fuqishme nuk ka bërë asgjë tjetër të dobishme. Çdo prind duhet ta ndjejë revoltën sepse fëmijës së tij po i shkurtohet jeta nga mungesa e gjelbërimit, ajrit të pastër, këndeve të argëtimit dhe një arsimimi të denjë, duke nisur që nga çerdhet dhe kopshtet që vazhdojnë të përsëritin skena dhune në ambientet e tyre.

Ishte.

loading...