Pijet që janë të mira për organizmin

timthumb (1)

Pothuajse çdo kompani me emër që prodhon çajra, lëngje të ndryshme, etj; e konsiderojnë si shumë të rëndësishme që t’i etiketojnë produktet e tyre si produkte që përmbajnë “antioksidues” edhe pse shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë.

Antioksiduesi është një emër përmbledhës për elementet që janë të afta të luftojnë radikalet e lira. Radikalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat e tjera si madje dhe qelizat e trupit. Shkencëtarët bazuar në këtë formuluan edhe listën e pijeve më të dobishme në të gjithë botën.

– Lëngu i shegës: Nga mbledhja e gjithë elementëve të përmendur më sipër, ky lloj lëngu përmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. Është një lëng me dobishmëri shumë të lartë për sistemin kardiovaskular. Megjithatë, kjo lloj pijeje nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga ulcera apo aciditeti. Lëngu i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidues i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses edhe në sëmundjet e zorrëve dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë.

– Lëngu i manaferrave: Manaferrat njihen për aftësinë e tyre për të zmadhuar shikimin dhe për të luftuar diarrenë. Kjo lloj pije lufton njëkohësisht edhe diabetin, qelbëzimin e bajameve, si dhe ruan rininë e gjithë trupit.

– Çaji: Lloji i tij nuk ka rëndësi, por në këtë klasifikim nuk bëhet fjalë për çajin e shisheve që blihet në markete. Çaji i zier lufton sëmundjet e zemrës, si dhe një sërë infeksionesh të ndryshme. Një rol të rëndësishëm që luajnë çajet është dhe për lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.

– Lëngu i mollës: Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Ky lëng për kurim mund të përdoret për sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e veshkave si dhe mëlçisë. Vitamina C dhe betakaroteni që ky lëng përmban, kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin tonë.