Pijet që e largojnë stresin

mill

Stresi është bërë një dukuri, e cila gjithnjë e më shumë po godet çdo shtresë të shoqërisë, duke mos kursyer asnjërën gjini dhe moshë.

Uji mineral– Nëse në situata të caktuara, p.sh. para ndonjë provimi të rëndësishëm apo të ndonjë takim pune, ju djersiten duart dhe ju kap paniku, atë lloj frike mund ta mposhtni me një gotë ujë mineral. Vetëm një gotë uji mineral do të nxisë qarkullimin e gjakut, ndërkaq, krahas kësaj, edhe truri juaj do të funksionojë më mirë. Nuk dyshojmë fare që pasi të keni pirë një gotë uji mineral do të lidhni marrëveshje pune ashtu siç keni ëndërruar.

Qumështi- Në kohët e fundit asgjë nuk arrini të bëni me kohë, ndërkaq edhe vonesat në punë janë bërë dukuri e përditshme? Është koha t’i ndryshoni shprehitë e tilla. Për këtë do t’ju ndihmojë një gotë qumësht. Kjo pije është e pasur me përbërës, të cilët lirojnë dhe eliminojnë ngërçin në lukth, i cili është shkaktar i orarit të stërngarkuar ditor. Nëse nuk jeni adhurues i qumështit, bëni lëng nga frutat që i preferoni.

Alkooli- Nervozizmin, të cilin e kini para takimit me të dashurin, i cili ju pëlqen tashmë një kohë të gjatë, do ta hiqni qafe me një gotë pije të fortë alkoolike. Pra, për të mposhtur nervozizmin para takimit fatal, relaksohuni me vodkë apo me liker.

Lëng domate-  Kur pas një mëngjesi të pasur, rreth orës 11:00 filloni të ndiheni i uritur, në vend që të shkoni për të blerë ndonjë sanduiç me plot kalori, më mirë pini lëng domate. Kjo pije do ta furnizojë organizmin tuaj me vitaminat dhe mineralet e nevojshme, por njëkohësisht edhe do t’ju mbrojë nga racioni i drekës.