Pija me 4 përbërës që ju ndihmon ta hiqni barkun e madh

Nuk ka asnjë pilulë magjike e cila do t’ju ndihmojë të humbni kile, pa e dëmtuar shëndetin.

Megjithatë, ne po dëshirojmë të ndajmë një recetë të shijshme me ju e cila edhe është e shëndetshme, edhe do t’ju ndihmojë që të humbni peshë më shpejt.

Do t’ju duhet:

1 kërcell selino,

1 kastravec mesatar,

1 gotë majdanoz të prerë,

3 copë ananas të freskët.

Lani përbërësit dhe hiqjani lëkurën ananasit. Përzieni që të gjithë në blender. Mos shtoni kripë, sheqer, piper ose gjëra të tjera në pije, transmeton Express.

Duhet ta pini këtë lëng brenda 15 minutave, pas përgatitjes, në mënyrë që të mos i humb vetitë e saja. Duhet ta pini në mëngjes para se të keni ngrënë ushqim.

Nëse e kombinoni këtë pije me një dietë të pasur dhe sport, do t’i shihni rezultatet brenda një jave – barku juaj dukshëm do të bëhet më i rrafshët.