Pi çaj nga filxhani që kushton 36.3 milionë dollarë dhe i nervozon bashkëkombësit!

1

Kinezët kanë reaguar për fotografitë e Liu Yiqian, që pinte çaj në filxhanin që përfaqëson thesarin kombëtar.

Ky koleksionist i pasur është lëvduar se si pi çaj nga filxhani që kushton 36.3 milionë dollarë, nga Dinastia Ming, të cilin e kishte blera para disa muajve në ankand.

“Mendon se nga ai filxhan bëhet i pavdekshëm? Apo se i zgjatet jeta? Njerëzit e civilizuar nuk sillen ashtu me thesarin nacional”, është një nga reagimet që mund të lexohen në internet, transmeton Telegrafi.

Liu tha për China Real Time se nuk ka dashur të demonstrojë pasurinë e tij.

“E qita pak çaj dhe e piva. Çka ka të keqe?”, thotë ai. /Telegrafi/