Pezullohet votimi në Tiranë, plas grushti midis komisionerëve

Vetëm dy orë nga nisja e procesit të votimit, është shënuar incidenti i parë. Shkak është bërë një situatë tensioni mes përfaqësuesve të partive te shkolla “Dhora Leka”, duke sjellë bllokimin e votimit në QV 1886/1 që ndodhet të Fusha e Aviacionit në Tiranë.

Procesi i votimi është ndërprerë për momentin, pasi komisionerët janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Ende nuk dihen paraprakisht shkaqet e këtij incidenti. Është kërkuar ndërhyrja e KQZ-së për të zgjidhur situatën.