Peugeot 208 Intuitive

loading...

Peugeot

loading...
Viti 2013 sapo ka filluar, ndërsa Peugeot ka përgatitur versionin special të modelit 208. Bëhet fjalë për modelin Peugeot 208 Intuitive, i cili bazohet në modelin 208 Allura, ndërsa vjen në dispozicion me 3 dhe 5 dyer.

Si zakonisht, theksi para se gjithash bazohet në pajisjet e pasura, kështu që 208 Intuitive mes tjerash ka edh navigacion satelitor, kulm Cielo me ndriçim ambiental, fellne alumini 16 inç, dritat për mjegull, klimë automatike dy zonale, ABS, EBA dhe EBD, 6 air-bag, timon servo me rregullim lartësie dhe thellësie, mbyllje qendrore, retrovizor automatik, kompjuter rruge, tempomat dhe sistemin Park Assist.

Paleta e motorëve përbëhet nga ai benzinë 1.2 VTi 82 dhe ata dizel 1.4 HDi 70 dhe 1.6 e-HDi 92.

loading...