Peugeot 207 CC dhe 308 CC në edicion special

loading...

timthumb

loading...
Peugeot për adhuruesit e veturave kabriolet për fillimin e pranverës ka përgatitur versionin special të modeleve 207 CC dhe 308 CC me emrin “Roland Garros”, sipas pilotit legjendar francez. Yë dy modelet dallohen me nivelin më të lartë të pajisjeve “Allure”.

Derisa 308 CC edhe më herët ka qenë në dispozicion me mbulesa lëkure, ulëset nga lëkura janë risi tek 207 CC. Dizajnerët e këtyre modeleve kanë dashur që edhe përmes pamjes së jashtme të këtij versioni special të paraqesin elegancën e veturës, kështu vëmendje të posaçme i kanë dhënë dritave të cilat janë potencuar me kornizat e zeza.

Adhuruesit e këtyre modeleve duhet të reagojnë shpejtë nëse duan të bëhen pronarë të “Roland Garros”, sepse 207 CC do të prodhohet vetëm në 400 copë, ndërsa 308 CC në 320 sosh.

loading...