Peticioni për gratë e dhunuara tubon mbi 100 mijë nënshkrime

Peticioni për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë ka arritur të marrë gjithsej 115.759 nënshkrime.

Bordi Drejtues i këtij peticionit gjatë një konference për media ka treguar edhe rezultatet sipas komunave të Kosovës.

Me këtë rast, zv. kryeministrja e vendit, Edita Tahiri ka falënderuar gjithë qytetarët e vendit për kontributin e dhënë në këtë peticioni. /LajmeOnline/