Peshkopi Napier: Pedofilia nuk është një krim

loading...

prifti pedifilia

loading...
Peshkopi katolik i Durbanit, Afrikë Wilfrid Fox Napier ka dhënë një version për pedofilin. Ai ka thënë se pedofilia nuk është një vepër penale, ku njerëzit duhet të dënohen, por është një sëmundje. Napietr ishte një nga 115 kardinalët që morën pjesë në zgjedhjen e papës në Vatikan.

Kohët e fundit kishat përfliten shumë për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme seksuale. Në një intervistë për BBC-në ai ka thënë se pedofilia është një gjendje psikologjike, një çrregullim. Në këtë rast ai tha se personi duhet ta kuptojë këtë dhe të veprojnë drejtë; të vetëdënohet.

“Nëse, unë një qenie normale, zgjedh që të veproj kundra ligjit, duke e ditur se e bëj këtë, unë mendoj se duhet të dënohem”,- tha peshkopi.

Ai tha se njihte dy pedofilë që u bënë të tillë pasi u shpallën priftërinj. “Tani nuk më thoni se këta njerëz janë penalisht përgjegjës, si dikush që zgjedh të bëjë diçka të tillë. Unë nuk mendoj se ju vërtet do të merrni qëndrimin dhe do të thoni se personi me të vërtet meriton të dënohet. Ai është i vetëdënuar”,- ka vijuar kardinali i Afrikës së Jugut.

Komentet Kardinali Wilfrid Napier shkaktuan kritika të menjëhershme nga persona të abuzuar seksualisht nga priftësinjë. Barbara Dorries, një fëmijë i cili  është abuzuar se seksualisht nga një prift,  tha se, nëse kjo është një sëmundje në rregull, por është gjithashtu një krim dhe duhet të dënohet, kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi për çka veprojnë.

Marie Collins, një viktimë tjetër e abuzimit nga priftërinjtë ka thënë për BBC-në : “Unë mendoj se është e tmerrshme që ne kemi një kardinal, një njeri në këtë nivel në kishë, që ende mund të mbajë këto pikëpamje, ai injoron fëmijët.”

loading...