Peshkimi me gjenerator i shkakton vdekje aksidentale një të riu në Korçë

loading...

Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Olsi Hoxha, banues në Bitinckë, ishte duke peshkuar në liqenin e Prespës së Vogël. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shuec, të Devollit. Hoxha peshkonte duke përdorur gjenerator dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./f.g/noa.al/
pshkimiii

loading...

loading...