Peshkatarët vlonjatë kapin një peshkaqen tigër (Foto)

loading...

PESHKUtiger

loading...
Peshkatarët e Vlorës kanë kapur një peshkaqen të llojit tigër I cili ishte rreth 3.5 kuintal I rëndë. Ata kanë pohuar se ai në rrjetat e tyre në një thellësi prej 150 metra, 1 milje e gjysë nga ishulli i Sazanit dhe 5 milje nga bregdeti i Vlorës.Ata kanë rrëfyer për mediat se gjatë mbledhjes së rrjetave kanë hasur në vështirësi për shkak të peshës së madhe të tyre dhe kur rrjeta ka dalë në sipërfaqe kanë pikasur peshkaqenin të cilin më pas e kanë vrarë.
Ata kanë sqaruar se ky lloj peshkaqeni kapet në një thellësi mbi 100 metra në det, ndërsa afrohen në ujrat e gjirit të Vlorës për faktin se ka shumë ushqim në këtë periudhë.

Ky është peshkaqeni i parë i kapur për këtë vit, pas dy të tjerëve të peshkuar në vitin që lamë pas, po nga këta peshkatarë. Ata do e tregtojnë rë restorantet e peshkut në Vlorë pasi kërkesa për peshkaqen është e lartë pavarësisht cmimit të kripur që ka.

loading...