Peshkaqeni femër gëlltit një peshkaqen mashkull në akuarium (VIDEO)

shark1_3562492b
Një akuarium në Seul, Kore e Jugut, është kthyer në një video horror për vizitorët. Një peshkaqen femër gëlltiti një peshkaqen mashkull të një madhësie më të vogël se vetja.

Ngjarja ndodhi për rreth 10 minuta dhe më pas peshkaqeni notoi i qetë në ujërat e akuariumit me bishtin e gjahut të saj në gojë. Bishti i presë do të qëndrojë në gojën e peshkaqenit për rreth 4-5 ditë derisa ajo ta gëlltisë.

“Peshkaqenët kanë territorin e tyre. Megjithatë, ndonjëherë kur përplasen me njëri-tjetrin janë mjaft të pamëshirshëm”, thotë menaxheri i akuariumit.