Pesë vjeçari i cili mund të vdesë dita ditës nga mbi pesha (Foto/Video)

loading...


Misael Abreu nga Brazili, është tre herë më i madh nga moshatarët e tij dhe ka një oreks të pangopur.
Pesë vjeçari peshon 80 kg, dhe yndyra e tepërt i rrezikon shëndetin e tij, transmeton lajmi.net.
Prindërit e tij janë shumë të shqetësuar për të madje thonë se shpesh herë i ndalet fryma gjatë gjumit, e tani janë të tmerruar që ndoshta po vjen dita që ata do ta humbasin djalin e vetëm të tyre.
Mjekët mendojnë se ai ka një sindromë shumë të rrallë “Prader Willi”, e cila e lë atë vazhdimisht të uritur.
Nëna e tij Josiane de Jesus Caldogno Abreu, 37 vjeçare tha: “Ai ka vënë mbipeshë që kur ishte foshnje, edhe kur e kisha në gji ishte më shumë se që e prisja”.
“Ai nuk dëshiron të ketë kufizime. Ai dëshiron të jetë një fëmijë normal”, vazhdoi nëna e tij.
Pediatri Lucio Coelho Miranda cili trajton Misaelin, ka thënë: “Në çdo takim që e kemi pasë, ai çdo herë vetëm se ka shtuar peshë, nganjëherë edhe deri në 5 kg”.
Misale kërkon ndihmë financiarisht dhe për mjekë të cilët do ta ndihmojnë të dalë jashtë Brazilit, për tu kthyer në normalitet./lajmi.net
pes

loading...

PES2

loading...