Pesë ushqimet më të mira për pastrim të lukthit dhe zorrëve

Kërkuesit shkencorë gjithnjë e më shumë janë duke dëshmuar sesi shumica e njerëzve kanë baktere në lukth, por edhe në zorrë, gjë që është normale, por vetëm deri në një masë,

Ja ushqimet, të cilat mund t’ua pastrojnë lukthin dhe zorrët:

Portokajtë

Portokajtë mund t’ju ndihmojnë në “ftohjen” e organizmit, derisa e pastrojnë edhe lukthin tuaj. Pas kësaj, ushqimet që do t’i konsumoni, do t’i tretni më mirë. Kjo agrume është e pasur me vitaminë C dhe ka efekt alkalik. Portokajtë po ashtu janë efikasë në luftimin e baktereve dhe në përmirësimin e imunitetit të organizmit kundër disa sëmundjeve.

 

Image

 

Hudhra

Ka shumë njerëz, të cilët nuk e përdorin hudhrën, për shkak të erës së keqe të gojës, por përkundër kësaj, kjo perime është shumë e dobishme për shëndet. Hudhra jua pastron lukthin, sikur edhe zorrët. Ajo është e dobishme sidomos për personat që kanë parazitë, meqë i largon menjëherë nga zorra. Hudhra po ashtu na mbron nga bakteret, viruset dhe kërpudhat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Arra e kokosit

Kokosi është shumë freskues, por po ashtu vret edhe parazitët në organizmin tuaj, sidomos në traktin e tretjes. Mund ta përdorni vajin e ftohtë të kokosit, po ashtu, meqë ai përmban acide yndyrore me zinxhir të mesëm, duke përfshirë acidin dekanoik, kaprilik dhe laurik, ku të gjitha këto kanë veti antifungale.

 

Image

 

Dredhëzat

Këto pemë veprojnë si portokajtë. Janë të mira për lukthin tuaj dhe për tërë traktin e organeve të tretjes. Aktualisht, ato konsiderohen si pemët me sasinë më të lartë të antioksiduesve. Antioksiduesit janë të dobishëm në luftimin kundër viruseve dhe baktereve në lukthin tuaj. Ato ndihmojnë edhe në forcimin e imunitetit. Krahas kësaj, janë edhe të shijshme, apo jo?

 

Image

 

Farat “chia”

Këto fara të imëta janë shumë të dobishme për zorrët tuaja. Vetëm zhytni ato në ujë, duke i lënë disa minuta dhe kënaquni me konsumimin e tyre. Këto fara ju ndihmojnë që t’i largoni toksinet nga organizmi, të cilat mund të shkaktojnë kapsllëk, por edhe shumë probleme të tjera. Ato përmbajnë thartira yndyrore ‘omega-3’. Nëse arrini që ta pastroni organizmin tuaj nga toksinet, atëherë do ta keni një tretje më të mirë, do të keni më shumë energji dhe do të humbni më shpejt kilet e tepërta.

Image