Pesë të dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës

f.0311134437717_m

Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës i dënoi dy persona për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe tre të tjerë për akuza lidhur me drogën.
Bujar Feta u shpall fajtor për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe u dënua me 24 muaj burgim, ndërsa Eroll Jahiri u shpall fajtor për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe u dënua me 24 muaj burgim.

Ekrem Hoti u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me tri vite e gjysmë burgim.

Eltion Bushi u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me katër vite e gjysmë burgim.

Fitim Miftari u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me një vit burgim me kusht për një periudhë verifikimi prej një viti e gjashtë muaj.

Të pandehurit Bujar Feta, Ekrem Hoti dhe Eroll Jahiri kanë bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin.

Rasti është hetuar dhe ndjekur penalisht nga një prokuror special vendas por është përfaqësuar në gjykatë nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). /LajmeOnline/