Pesë sekretet për t’i memorizuar gjërat më shpejt


Përpjekja, pirja e kafeinës, studimi në vetmi dhe shëtitjet…janë pesë sekretet që duhet t’i keni parasysh nëse dëshironi të keni një kujtesë të fortë. Duke i vënë këto këshilla në praktikë, atëherë do t’i memorizoni gjërat rreth jush shumë më shpejt…
Ne asnjëherë nuk ndalemi së mësuari: puna, risitë, fazat e reja të jetës na e bëjnë edhe më të mundur këtë fakt. Por mësime të rrëmujshme dhe pa metodë, në përpjekje për të thithur të dhëna dhe informacione në tru nga një ditë në tjetrën, nuk mbeten gjatë në kujtesë. Ato thjesht bëhen kalimtare. Por gjithsesi ekzistojnë truke të cilat mund t’i memorizoni gjërat pa shumë lodhje dhe për një kohë të gjatë: nuk duhet të çoni asgjë dëm, ndërsa duhet të ndiqni disa rregulla. Ja pesë prej tyre, të këshilluara nga Eric Barker nga e përditshmja amerikane “The Time”.

Thelbësoret

Studioni vetëm dhe jo në grup, pa muzikë dhe pa bërë asgjë tjetër: multitasking (bërja e shumë gjërave në të njëjtën kohë) është thjesht një justifikim. Ndër të tjera, mundohuni të jetoni një jetë të rregullt, flini orët e duhura dhe herë pas here bëni ndonjë sy gjumë gjatë ditës. Po kështu bëni edhe palestër.

Përpiquni

Përpjekja paguan. Është e pamundur të mendosh se mund të mësojmë në mënyrë pasive: të rilexoni të njëjtën gjë katër herë shërben më pak se sa ta lexoni atë vetëm një herë dhe më pas të shkruani një përmbledhje. Madje, edhe t’i shkruani me dorë dhe jo me kompjuter mund të jetë më e dobishme. Është më e lodhshme, por ia vlen. Dy pika janë kyçe: vëreni veten në provë, edhe me koston për të gabuar, dhe gjeni kohë të memorizoni gjërat pa furi për të mësuar gjithçka shpejt. Kjo është në fakt ajo që bën diferencën mes të diturit të gjërave si papagall dhe të mësuarit për të kujtuar.

Kthejini në një çështje personale

Provoni të hyni në kontakt me objektin e studimit dhe të gjeni një pikëvështrim personal mbi çështje të ndryshme. Subjekt tepër i mërzitshëm? Provoni të vini bast mbi aftësinë tuaj për ta memorizuar. Premtojini vetes një shpërblim përpara se të shkoni në shtrat dhe vihuni në provë mëngjesin e ardhshëm. Pa i çuar me forcë informacionet në kokën tuaj, ju mund t’i lidhni ato me gjërat e tjera që keni mësuar apo që tashmë i dini. Kuptojini dhe mos i mësoni përmendësh. Edhe nëse do t’ia shpjegoni një personi tjetër ju ndihmon shumë: nëse nuk jeni të aftë, do të thotë se nuk i keni mësuar ende.

Disa truke

Fillimisht, gjestikulacioni (të folurit nëpërmjet gjesteve) mund t’iu ndihmojë shumë. Kjo gjë mund t’iu sigurojë edhe memorizimin e imazheve evokative dhe pauzat e ndryshme, pasi keni studiuar një koncept të vështirë. Para dhe pasi të studioni më mirë të shoqëroheni me persona të tjerë ose të bëni një shëtitje në ajër të pastër. Ndonjëherë mund t’i përsëritni konceptet e mësuara me sy mbyllur, madje edhe duke qëndruar në shtrat, por pa e ekzagjeruar.

Kafeina

Kafe, kafe dhe sheqerna. Kjo nuk është e këshillueshme për një stil jete të shëndetshëm, por në periudhat e studimit mund të jetë e pranueshme. Ndihmon shumë./GSh/
a1