Pesë njerëzit me fuqi mbinatyrore të kapur nga kamera (Video)

gfhgfhfghfg

Është e çuditshme se si në momentet kur më së paku e presim, na shfaqen gjëra të jashtëzakonshme. Në videon që do ta shihni në vazhdim, janë pesë ngjarje, ku persona të caktuar do të përdorin fuqitë e tyre mbinatyrore, Ngjarja e parë derisa ishte duke u fotografuar një modele kineze, një djalë pas saj ishte duke ecur dhe në fillim nuk dukej asgjë e jashtëzakonshme deri në momentin kur duart filluan t’i shndritin dhe ai u mundua ta ndalë këtë “fuqi”. Por pasi nuk arriti, ai e pa që po xhirohej me kamerë dhe “u zhduk” pas një autobusi që kaloi në rrugën kryesore. Pjesa e dytë ka të bëjë me një vajzë tajlandeze e cila ishte me shoqen e saj kur zbritën nga autobusi. Dy burra po ziheshin me fjalë me shoqen e saj dhe në momentin që afrohet, me duar “telepati” arrin që t’i përplasë burrat në autobus. Në fillim u larguan edhe njerëzit që ishin përreth, mirëpo kur u kthye dhe po në të njejtën mënyrë shtyu edhe një tavolinë që ndodhej aty pranë, iu largua edhe mikesha e saj. Kjo “video” përfundon me britmat e vajzës që nuk arrinte të kuptonte çfarë po ndodhte me të. Ndodhia e tretë është në lidhje me një njeri i cili ndodhej në parking dhe po shkonte tek makina e tij. Derisa po vendoste qeset në tokë për të marrë qelsin dhe hapur makinën, një objekt me shpejtësi shumë të madhe shkoi përtej në rrugë kryesore e cila alarmoi të gjitha makinat, duke përfshirë edhe makinën e tij. Ngjarja në vazhdim ndodh në një market, ku një vajzë përdor fuqitë e saj mbinatyrore për të marrë dhe hequr nga rruga objekte të ndryshme. Kurse kjo e fundit, duket sikur lidhet me po të njejtin njeri që është në pjesën e parë të videos, si dhe me shpejtësinë në pjesën e tretë. Në këtë rast, derisa një kamion me një shpejtësi të madhe po ecte në rrugën kryesore, përballë i del një njeri me makinën e tij bicikletë, të cilin e shpëton njeriu me fuqi të mbinatyrshme. Menjëherë, njeriu që ndodhej në makinën bicikletë, del në anën tjetër të rrugës dhe më pas ulet sepse tronditet nga ajo çfarë sapo ka ndodhë. Kurse, njeriu që e kishte shpëtuar, me duart në xhep, ec ngadalë dhe qetë, derisa njeriu nga kamioni zbret nga mjeti për ta kërkuar atë që ishte e pashmangshme ta vriste.