Pesë këshilla për zgjim pa problem nga gjumi

loading...

46xx328

loading...
Motivimi është gjysma e punës
Sikur edhe të gjitha gjërat në jetë, edhe te zgjimi është i rëndësishëm motivimi. Mendoni pse dëshironi që të zgjoheni më herët, qoftë për të ushtruar, ngrënë kafjall ose për të mbushur bateritë para një dite të vështirë. Pasi që të vendosni, ua thoni këtë bashkëbanuesve tuaj, në mënyrë që t’ju mbështesin në vendimin tuaj.

Përgatituni në mbrëmje!
Gjumin mund ta zgjatni duke e reduktuar kohën që shpenzoni për aktivitete të mëngjesit. Më së miri është që çdo gjë që ju nevojitet për ditën e re të punës ta përgatisni në mbrëmje, hekurosini rrobat dhe i lini çelësat në vend të dukshëm, në mënyrë që të mos i kërkoni në mëngjes.

Në shtrat shkoni gjithmonë në të njëjtën kohë!
Problemet me pagjumësinë mund të ndikojnë në orën tuaj të brendshme, ndërsa organizmi as që e di se sa orë gjumë i duhen. Më së miri është që të flini aq sa edhe rekomandohet, në kohëzgjatje prej tetë orësh. Filloni që për çdo ditë, duke përfshirë edhe fundjavën, të shkoni të flini në të njëjtën kohë, ndërsa organizmi pas katër javësh do të mësohet me ritmin e ri.

Një orë para fjetjes shmangni televizorin dhe kompjuterin!
Ekspozimi ndaj dritës artificiale para fjetjes redukton prodhimin e hormonit të gjumit. Për këtë arsye më së miri është që të shmanget shikimi i televizorit dhe përdorimi i kompjuterit deri në një orë para fjetjes, në mënyrë që organizmi të përgatitet për gjumë.

Alergjitë mund të ndikojnë në kualitetin e gjumit
Alergjitë dhe depresioni ndikojnë në kualitetin e gjumit. Problemet me frymëmarrje, të cilat i shkaktojnë alergjitë dhe ngufatja në gjumë, parandalojnë rrjedhjen e oksigjenit dhe kështu zgjohemi vazhdimisht, ndërsa ankthi që kombinohet me depresionin parandalon që pas tetë orësh fjetjeje të zgjohemi të pushuar. Në këso raste rekomandohet shkuarja te mjeku për caktim të një terapie.

loading...