Pesë këshilla për gratë shtatzëna

loading...

99e9caa2-48ac-49f3-a5cd-d3a8c04723ff---0-[1]

loading...
Shtatzënia është një gjendje dhe periudhe me ndryshe se zakonisht dhe kërkon një përkushtim te veçante.

Derisa fëmija juaj ne bark zhvillohet, vështirësitë bëhen me te shprehura, me trupin tuaj qe ndryshon dukshëm dhe me emocionet qe pësojnë shume luhatje.
Ndiqni disa këshilla për tu ndjere sa me mire si fizikisht edhe psikologjikisht.
Dëgjojeni veten tuaj

Nëse ndiheni te lodhura, ne pune ose ne shtëpi, lërini te gjitha ose ngadalësoni ritmin. Ne shtëpi kërkojini ndihme partnerit, familjes ose mikeshave tuaja me te ngushta për te bere disa pune shtëpie. Ne pune, mundohuni te ndani përgjegjësitë e zakonshme qe keni, organizohuni qe ne fund mos te ndihesh e lodhur dhe e stresuar.
Pushoni gjate ditës

Për te hequr tensionin e trupit dhe për tu ndier e qete shpirtërisht ehte e rëndësishme te flini dhe te bëni disa ore pushim gjate ditës. Ne zyre, mbyllini sytë për disa minuta dhe merrni fryme thelle kohe pas kohe.
Relaksohuni
Gjate shtatzënisë, shqetësimet janë te shumta. Për te kaluar ato me lehte, praktikoni  rregullisht një aktivitet qe ju jep kënaqësi, si për shembull joga. Gjithashtu mos neglizhoni cilësitë e një vaske me ujë te ngrohte.
Lëvizni sa me shume
Edhe pse jeni shtatzënë, kjo nuk do te thotë qe nuk duhet te lëvizni. Pra është e rëndësishme qe ju te vazhdoni te mbushni trupin dhe shpirtin tuaj me oksigjen, jo vetëm për te pasur një gjendje te mire fizike ne momentin e lindjes, por gjithashtu për te qene dhe te relaksuar shpirtërisht.
Bisedoni
Flisni për friken dhe shqetësimet tuaja, për te parandaluar ndonjë vrull emocionesh. Komunikoni me partnerin, kërkojini këshillë gjinekologut për te qetësuar situatën tuaj. Megjithatë nëse vërtet keni nevoje për një konsulte, drejtohuni te një specialist

loading...