Perurohet treni me shpejtesi rekord qe ia merr avionit (video)

loading...

loading...

 

Përshkon me shpejtësi të lartë itinerarin më të gjatë në botë, duke lidhur ekstremin verior te kryeqytetit Pekin me metropolin e Guangzhou. Bëhet fjalë për plot 2298 kilometra udhëtim në 12 orë e 30 minuta. Një tjetër hap përpara në planin e modernizmit të transportit hekurudhor të Republikës Popullore Kineze. “Sigurisht do të preferoj trenit ndaj avionit – rrëfen një gazetar që gjendet në bordin e trenit -. Nga qendra e Pekinit është shumë e thjesht të arrish në stacion. Kurse për të shkuar në aeroport është gjithçka më e ndërlikuar, për bagazhin, për biletën, prandaj mund të them se treni zgjidh shumë probleme”. Mirëpo, hallka më problematike mbtet siguria, si pasojë e shumë skandaleve dhe incidenteve të ndodhura me përurime të mëparshme hekurudhore, gjë që ka ndikim në besueshmërinë e shërbimit.

loading...