Personi që u alivanos në Gjilan dhe nuk u ndihmua nga askush, ka vdekur! (Video+18)

Një person është gjetur i vdekur në orët e paradites të së shtunës në rrugën Gjilan-Ferizaj.

I ndjeri rreth 63 vjeçar sipas policisë kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjilanit

Ismet Hashani zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka thënë për lajmi.net se nga mjeku kujdestar është konstatuar se vdekja e tij ka qenë e natyrshme pasi vuante nga sëmundja e zemrës.

“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente të natyrshme për historinë e kësaj sëmundje”.

“Prokurori i shtetit ka urdhërua që trupi me ju dërgua familjarëve për ceremoninë mortore”, ka thënë Hashani.

Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon: