Personat që postojnë foto nga palestra vuajnë nga kjo “sëmundje”

Për shumëkënd palestra është vendi ku ushtron fizikun për të pasur gjithnjë trup të shëndetshëm dhe me forma, por ka nga ata që palestrën e shohin edhe si këndin e preferuar për foto dhe video që më pas i shpërndajnë në mediat sociale.

Lidhur me këtë fenomen që është përhapur dhe kthyer në mani, një grup studiuesish nga Universiteti Brunel, Londër, ka kryer një studim.

Sipas këtij studimi personat që bëjnë foto të shumta në ambientet e palestrës janë të varur nga vëmendja dhe vetëbesimi i ulët.

Njerëzit që kanë maninë të fotografojnë dhe të shpërndajnë me të tjerët aktivitetin fizik kanë tendenca të jenë narcisistë.

Narcisistët kanë postuar më shpesh rreth arritjeve të tyre, gjë që është motivuar nga nevoja për vëmendje dhe njohje nga komuniteti i facebook-ut apo instagramit”, thuhet në studim.

Megjithëse nuk thuhet se këto foto të kenë ndonjë dobi, sërish ato janë më të pëlqyerat.