Përse tradhtojnë femrat?

ja-me-se-tradh-euml-tojn-euml-femrat_hd

Shprehja se femrat tradhtojnë me mendje ndërsa meshkujt me trup, duket se i ka trembur për shumë gjatë këta të fundit.

 

Përse tradhtojnë femrat?

 

Seksi i pamjaftueshëm. Kur ditët e bukura të aktit të përditshëm seksual bëhen të largëta, disa femra mund të zgjedhin që të kërkojnë një partner tjetër për të mbushur boshllëkun e lënë nga partneri i tyre.

 

“Vajzat e këqija”. Të pamësuara me qëndrueshmërinë dhe besnikërinë ndaj një partneri të vetëm, disa vajza mund të tradhtojnë vetëm sepse nuk mund të bëjnë pa tradhtinë.

 

Vetëvlerësimi. Rënia e nivelit të vetëvlerësimit prej monotonisë së një marrëdhënieje, i çon femrat të kërkojnë një lidhje që t’i ofrojë mjaftueshëm seks për t’i rritur vetëvlerësimin.

 

Hakmarrje për gabimet. Kjo nuk ka të bëjë me hakmarrjen për tradhtinë e partnerit, por është një hakmarrje për gabimet e së shkuarës, të cilat një femër mund t’i gjykojë si shumë të mëdha.

 

Mungesa e intimitetit. Mirëqenia ekonomike nuk e mbush mjaftueshëm zemrën e një femre që kërkon më shumë intimitet dhe kur nuk e gjen, i drejtohet dikujt tjetër.

 

Kur ndihen të lëna mënjanë. Hiqi një femre vëmendjen dhe ajo do ta kërkojë atë nga një person tjetër me çdo kusht. Lënia mënjanë është diçka që femrat nuk mund ta pranojnë.

 

Mungesa e emocioneve. Kur një femër kupton se një lidhje po e humb emocionin dhe dridhërimat e dashurisë, ajo fillon t’i ndiejë këto ndaj një personi tjetër.

 

Monotonia në shtrat. Një dhomë e mërzitshme gjumi, me të njëjtat gjëra të vjetra, është shpesh një nga arsyet përse femrat zgjedhin të tradhtojnë. Dëshira për aventurë është një tërheqje e pashmangshme.

 

Strategjia e ndarjes. Në vend që të ndahen nga dikush për të cilin i kanë humbur ndjenjat, femrat mund edhe të tradhtojnë dhe të vazhdojnë lidhjen me atë person. Fundja, nuk kanë gjë për të humbur.

 

Hakmarrja. Kush është tradhtuar, ka të drejtën të tradhtojë. Edhe pse mund të mos e kenë ndër mend, disa femra që tradhtohen zgjedhin ta kalojnë dhembjen me tradhti.