Përse preferohet masazha ?

loading...

920084071512a43cf17522689366991_orig-1-650x325

loading...
Një numër i madh i njerëzve ëndërrojnë një masazh, por për shkak të obligimeve të përditshme një gjë e tillë në raste të shumta ngel vetëm dëshirë e paplotësuar. Disa studime kanë vërrejtur një reduktim të nivelit të kortizolit në trup pas masazhit. Rritja e nivelit të kortizolit është e lidhur me stresin si dhe me holesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak si dhe me imunitet të dobët. Masazhi zvogëlon mundësinë e tensionit të lartë dhe me të edhe presionin e gjakut, i bën nyjet e njeriut më fleksibile dhe rrit përqendrimin. Nëse keni probleme me gjumin, masazhi mund të ju ndihmojë me këtë problem. Masazhi gjithashtu përmison qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin dhe elasticitetin e lëkurës./Shqipmedia

loading...