Përse fëmijëve nuk duhet t’i vendosën vathë pa mbushur 5 vjeç, ja 9 rreziqet që duhet të merrni parasysh

Shumë prindër zgjedhin të vendosin vathë në veshët e fëmijës edhe nëse mosha e saj është shumë e vogël. Nëse edhe ju keni menduar të bëni këtë gjë duhet të dini disa rreziqe.

9 rreziqet që duhet të merrni parasysh
• Alergjitë ndaj metaleve nuk janë të rralla. Fëmija juaj mund të jetë alergjik ndaj nikelit, që ndodhet në shumë bizhuteri dhe për pasojë mund të pësojë një irritim në lëkurë.

• Infeksionet bakteriale janë një rrezik që mund të shfaqen në çdo moment tek fëmija pasi është vendosur vathi. Shenjat janë shpesh fryrja dhe skuqja e vendit. Në disa raste nevojitet të kurohet me antibiotik.

• Ndonjëherë lëkura nuk reagon mirë ndaj vrimës së hapur dhe për pasojë mund të shfaqen shenja në lëkurë të cilat janë të përhershme dhe nuk largohen as me anën e ndërhyrjeve kirurgjikale.

• Veshi i fëmijës mund të çahet. Kjo pasi ata nuk e kuptojnë si duhet të sillen me objektin e ri që kanë në trupin e tyre dhe për pasojë mund të luajnë duke i tërhequr ato. Kështu lëkura mund të çahet.

• Infeksioni ndaj stafilokokut. Ky është një tjetër rrezik që kurohet me antibiotik.

• Edhe pse nuk do ta mbajnë mend në të ardhmen fëmija do të ndiejë dhimbje në momentin e shpimit dhe madje edhe do të qajnë.

• Gjakderdhja. Shpesh vendi i shpimit gjakoset dhe fëmija mund të trembet. Madje gjaku mund të dalë edhe pas disa ditësh dhe në këtë rast kemi të bëjmë me infeksion.

• Veshi mund të fryhet dhe të mos ketë një pamje të bukur si më parë.

• Në raste shumë të rralla fatmirësisht, fëmija mund të mbytet pasi e heq nga veshi dhe e fut në gojë duke luajtur.