Përqafimi i fortë largon lemzën

f1_05lemza-jpg1362518924

Lemza që zgjat më pak se një orë është afatshkurtër dhe nuk kërkon shërim, por ajo afatgjatë mund të jetë e shkaktuar nga ndonjë infeksion, ose madje edhe nga dëmtimi i trurit.Lemza është pasojë e spazmave të pakontrolluara të diafragmës, shtresës horizontale të muskujve që ndajnë zgavrën e gjoksit nga abdomeni, ndërsa shkaku i saktë i lemzës shpesh është i panjohur, shkruan Daily Mail. Lemzën mund ta shkaktojnë acidet e tepërta në stomak, nikotina e tepërt, ndryshimet e papritura të temperaturës së dhomës, si dhe ndryshimet e temperaturës në stomak për shkak të ushqimit të nxehtë.

“Është fakti që as sot nuk kuptojmë mekanizmin e saktë që shkakton lemzën dhe kjo mund të jetë pasojë e irritimit të nervave, por edhe infeksioneve, ose madje e dëmtimit të trurit”, –pohon gastroenterologu Alastair Watson nga Universiteti East Anglia.

Lemza që zgjat më pak se një orë nuk kërkon trajtim të veçantë të shërimit, ndërsa më së shpeshti shërohet me mbajtjen e frymës, frymëmarrjen e thellë përmes qeses së letrës dhe pirjen e sasive më të mëdha të ujit. Disa nga metodat popullore përfshijnë edhe gëlltitjen e akullit të grimcuar, i cili shokon trupin, por edhe marrjen e një luge të vogël me sheqer duke e vënë në maje të gjuhës. Mund të ndihmojë edhe përqafimi i fortë i cili do të shtypë diafragmën dhe d të parandalojë kontraktimet.

“Lemza që zgjat disa ditë është arsye për të vizituar mjekun, i cili duhet të diagnostikojë shkakun dhe të përjashtojë mundësinë e dëmtimit të trurit ose infeksioneve serioze” –thekson profesor Watson.

Njerëzit të cilët çdo ditë ose disa herë në javë kanë lemzë në periudha të shkurtra kohore më së shpeshti kanë acid të tepërt të stomakut dhe probleme me gastritis.

Po ashtu, shumë e rëndësishme është të hahet më ngadalë, shujtat më të mëdha të ndahen në disa më të vogla dhe të kufizohet konsumi i pijeve alkoolike dhe cigareve, theksojnë ekspertët.